
Albanian Limousine eshte e para
kompani elitare, e cila me te vertete do te
percaktoje standartet e industrise se sherbimit
limuzine ne Shqiperi. Si nje kompani e re ne
Shqiperi, nen pronesine e nje familjeje
Shqiptaro-Amerikane, e cila kthehet ne Shqiperi
nepermjet investimit pas 12 vjetesh
eksperience te suksesshme ne sherbimin e transportit
ne Michigan, Albanian Limousine do ta mbaje statusin
elitar, duke ofruar sherbim konsistent te
pakrahasueshem dhe mbi cdo nivel te pritshem te nje
sherbimi elitar, duke siguruar klientet se udhetimi
i tyre gjithmone do te realizohet ne menyren me te
kendshme dhe me profesionale.
Perkushtimi yne per te sherbyer me besnikeri dhe
per kenaqesine e plote te klienteve tane eshte
celesi qe percakton suksesin e kompanise sone.
Punonjesit tane jane krenare per punen qe kryejne ne
sherbimin tuaj, si dhe i kuptojne plotesisht
objektivat e kompanise sone, per te arritur
reputacionin absolut te synuar nga krijuesit e kesaj
kompanie, reputacion, i cili do te fitohet me pune
ne vitet e ardhshme.
Perkushtimi yne per Klientet:
Albanian Limousine eshte e siguruar
plotesisht dhe e licensuar ligjerisht per mbrojtjen
tuaj. Ne jemi e vetmja kompani e sherbimit limuzine
ne tregun Shqiptar, por plotesisht te perkushtuar
drejt standarteve me te larta te ketij sherbimi,
duke zbatuar dhe perdorur teknologjite me te mira,
si dhe duke trainuar dhe perdorur eksperiencen me te
mire boterore te ketij sherbimi, duke iu siguruar
juve se do te trajtoheni me profesionalizem te plote
si dhe do t'ju ofrohet nje sherbim dhe vemendje e
personalizuar, jo vetem sot, por per te gjitha vitet
ne vazhdim.
Albanian Limousine eshte e vendosur te ftoje te
gjithe klientet per ta provuar sherbimin e saj.
Pavaresisht, nese eshte vetem nje udhetim nate ne
qytet, apo nje nga ditet tuaja me te rendesishme te
jetes, ne deshirojme qe ju te ndjeheni sikunder
duhet gjithmone te jeni-Shume te Mire.
Ne
jemi nje kompani qe ofron sherbimin e plote limuzine
kryesisht ne zonen metropolitane te Tiranes dhe
Durresit, por asnjehere nuk do te jemi te limituar
per te ofruar sherbimin tone kudo neper nje Shqiperi
natyralisht shume te bukur. Shoferet tane
profesioniste dhe shume mire te trainuar nuk do t'ju
ofrojne asgje tjeter pervec nje sherbimi qualitativ.
Ata jane te gjithe te kualifikuar dhe te licensuar per
te arritur dhe plotesuar te gjitha kerkesat e
klienteve tane. Shoferet tane do te jene gjithmone te perpikte
ne kohe dhe do ta shnderojne diten tuaj ne nje dite
teper te vecante.
Sherbimi yne perfshin
martesa, pervjetore, mbremje pjekurie, ditelindje,
mbremje diplomimi, koncerte, mbremje beqaresh,
aktivitete sportive, tranport nga dhe per Aeroport,
ose vetem nje udhetim nate ne qytet. Ne ofrojme per
cdo okazion tuajin nje makine limuzine qe te mund te
plotesoje te gjitha nevojat dhe shijet tuaja.
Nese do te donit te suprizoheshit apo tundoheshit,
me Albanian Limousine ju keni bere zgjedhjen e duhur.
Limuzinat tona do t'ju vendosin juve ne preherin e
luksit dhe stafi yne do t'ju ofroje nje sherbim te
pa krahasueshem.
24 ore sherbim per cdo aktivitet privat apo
shteteror, vecanerisht per aktivitetet personale dhe
familjare:
Transport nga dhe per ne Aeroportin Nderkombetar
Martesa Mbremje dhe festime private
Pervjetore Udhetime brenda dhe jashte qytetit
Ditelindje Koncerte
Mbremje Pjekurie
Aktivitete Sportive Konventa/Kongrese/Kuvende |